KRYEFAQJA » LAJME » Haxhinasto: Edukimi i brezit të ri, element i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore
Haxhinasto, Edukimi i brezit të ri, element i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore

Haxhinasto: Edukimi i brezit të ri, element i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore

Çështja e sigurisë rrugore mbetet prioritet i ministrisë së transportit dhe infrastrukturës. Kështu u shpreh ministri i transporteve Haxhinasto në konkursin edukativ të sigurt mbi 2 rrota “Për sigurinë rrugore për fëmijët”. Sipas ministrit plani kombëtar i sigurisë rrugore ka ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore. Ndërsa theksoi se siguria për fëmijët vijon të mbetet prioritet, ministri Haxhinasto iu drejtua fëmijëve që të jenë misionare dhe përçues të sigurisë rrugore edhe tek bashkëmoshatarët e tyre.