KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Haxhinasto: Luftë informalitetit në transport
Haxhinasto: Luftë informalitetit në transport

Haxhinasto: Luftë informalitetit në transport

Lufta kundër informalitetit do të shtrihet edhe në transport. Paralajmërimi është bërë nga ministri i transportit dhe infrastrukturës Edmond Haxhinasto. “Do të rriten kontrollet në linjat e transportit urban, ndër-urban dhe në shërbimet taksi” citohet të ketë thënë zoti Haxhinasto gjatë një takim me punonjës të kontrollit të shërbimit të transporteve. Sipas Ministrit të Transporteve kjo politikë do të sjellë ulje të informalitetit, rritje të pagesave të taksave, dhënien e biletave, si dhe mosabuzim me kostot e transportit me shërbimet taksi. “Kështu do të jenë të gjithë të barbartë përpara ligjit. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, por ulja e informalitetit” tha zoti Haxhinasto. Kontrolle do të bëhen edhe për kushtet e transportit të fëmijëve nëpër shkolla. Forcimi i masave kundër informalitetit në fushën e transportit, ka si qëllimi ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët, rregullimin e tregut në interes të operatorëve të transportit, si dhe siiguri më të madhe në transport, veçanërisht për fëmijët, tha ministri Haxhinasto.