KRYEFAQJA » LAJME » Haxhinasto në Kukës

Haxhinasto në Kukës

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka udhëtuar drejt Kukësit, ku së bashku me drejtues të Autoritetet te Aviacionit Civil, ka parë nga afër aeroportin e Kukesit në kuadër të përpjekjeve për ta vënë në punë pas një periudhe të gjatë mosfunksionimi. Ministri Haxhinasto tha se së shpejti do të ndërhyhet për ta sjellë në parametrat e kërkuara si një aeroport alternativ duke investuar jo vetëm në paisjet dhe infrasturkturën e brendëshme por edhe duke e zgjeruar përgjatë pistës. Ministri Haxhinasto ka inspektuar edhe punimet e fazës së Dytë të ujesjellësit të Kukësit. Pas kontaktit me kontraktorët, ministiri tha se brenda këtij viti punimet do të përfundojnë ndërsa në pranverën e ardhëshme do të kemi një panoramë krejt tjetër të ujit të pijshëm në Kukës.