KRYEFAQJA » LAJME » Haxhinasto në Shkodër, inspekton punimet e aksit rrugor Mbikalimi i Trenit- Ura e Mesit
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen

Haxhinasto në Shkodër, inspekton punimet e aksit rrugor Mbikalimi i Trenit- Ura e Mesit

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka inspektuar përfundimin e punimeve të rrugës Mbikalimi i Trenit – Ura e Mesit në Shkodër. Kjo rrugë, theksoi ministry, sjell edhe një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën. Ministri tha se ky aks është shumë i rëndësishëm, pasi lidh qytetin e Shkodrës me gjithë zonën e Mesit. Ministri theksoi se ndërtimi i kësaj rruge ka sjellë impakt pozitiv për zonën, pasi janë hapur shumë biznese në 10 muajt e fundit që është ndërtuar vepra. Haxhinasto u ndal te problematika e sinjalistikës, ku edhe pse kjo rrugë ka vetëm 1 javë që është përfunduar, është dëmtuar sinjalistika nga banorët, duke shkulur disa tabela dhe reflektorë. Ministri i bëri apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe mos dëmtojnë sinjalistikën, pasi dëmtimet e saj sjellin rrezik për sigurinë rrugore. Për qytetin e Shkodrës ministri bëri me dije se ka një projekt për rrugën e Velipojës por do të shiko-het mundësia e investimit dhe lajmëroi edhe ndërhyrje në segmentin e rrugës së Muriqanit.