KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Haxhinasto: Nuk jam njoftuar për shitjet e aksioneve të Aeroportit “Nënë Tereza”
aeroporti

Haxhinasto: Nuk jam njoftuar për shitjet e aksioneve të Aeroportit “Nënë Tereza”

Ministri i transporteve Edmond Haxhinosto deklaroi se nuk është njoftuar zyrtarisht për një shitje të aksioneve të aeroportit Nënë Tereza nga grupi i shërbimeve financiare “China Everbright” me bazë në Hong Kong.  Deklarata e zotit Hxhinasto vjen në një kohë kur vetë kompania kineze ka njoftuar në faqen e saj se është arritur marrëveshje me pronarët e Tirana International Airport . E kontaktuar nga Televizioni Shqiptar, “China Everbright” pranon se marrëveshja është arritur, por për shkak të kushteve të konfidencialitetit në marrëveshje, nuk mund të japë informacion shpjegues për shumën e transaksionit. Në njoftimin zyrtar të kompanisë kineze “China Everbright” shkruhet se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” është nyja më e rëndësishme e transportit në Shqipëri dhe me rritje më të shpejtë në Evropë. Numri i pasagjerëve është rritur nga 600 mijë në vitin 2005 në 2 milion në vitin 2015.  Specialistët mendojnë se shifrat do të ishin akoma më mbresëlënëse nëse marrëveshja konçesionare me autoritetet shqiptare në vitin 2005 do të ishte në favor të Shqipërisë. Që nga ajo kohë e deri tani “Nënë Tereza” ka patur ekskluzivitetin mbi territorin shqiptar  duke shkaktuar çmime monopol më të lartat në rajon. Kufizimi i këtij ekskluziviteti pak kohë më parë, pritet ta ndryshojë situatën më së shumti në favor të pasagjerëve.