KRYEFAQJA » LAJME » Haxhinasto: Numri i aksidenteve me vdekshmëri është ulur me 20 përqind
Haxhinasto: Numri i aksidenteve me vdekshmëri është ulur me 20 përqind

Haxhinasto: Numri i aksidenteve me vdekshmëri është ulur me 20 përqind

Qeveria shqiptare ka arritur ta uli me 20 përqind numrin e aksidenteve me vdekshmëri. Lajmi është dhënë nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto në  konferencën “Standardet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë” organizuar të mërkurën në Tiranë. “Në janar të 2014 u bë një plan kombëtar i cili vuri objektiv shumë ambicioz të cilin e realizoi që ishte brenda vitit të parë, në 2014 të ulet me 20 përqind numrin e aksidenteve me vdekshmëri dhe aksidenteve të rënda, dhe e realizoi, madje e tejkaloi” tha zoti Haxhinasto. Ministri bëri të ditur se deri tani janë investuar 30 milionë dollarë, ndërsa pranoi se ato dihet të ishin më të larta. Ai premtoi se në 5 vitet e ardhshme do të investohen rreth 150 milionë dollarë. Lidhur me rritjen e nivelit të gjobave, ministri Haxhinasto tha se kjo është një zgjedhje që bën çdo individ. “Ata që zgjedhin mos ta shkelin rregullin sigurisht që kjo nuk i prek as xhepin,  ata që shkelin rregulla do të kenë pasoja sepse nuk lidhen pasojat vetëm me ta por edhe me jetën e njerëzve” tha ai. “Unë nuk shoh më që të futen me dritë të kuqe, që ka qenë një sport i këndshëm para rritjes së gjobave” tha ministri Haxhinasto.