KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Haxhinasto: Portet shqiptare duhet të konkurrojnë në rajon
Haxhinasto: Portet shqiptare duhet të konkurrojnë në rajon

Haxhinasto: Portet shqiptare duhet të konkurrojnë në rajon

Autoritetet portuale në Shqipëri, po synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së porteve shqiptare në rajonin e Ballkanit. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë analizës vjetore tha se sfidë mbetet përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve dhe veçanërisht hartimi i strategjive të veçanta për rritjen e volumit të mallrave. Ai tha se brënda pak kohësh do të jenë gati edhe planet  e reja të tarifimit, çfarë do të rrisë edhe mundësinë e konkurrencës shqiptare. Në planin teknik pritet thellimi i baseneve të porteve për të mundësuar ankorimin e anijeve me tonazh të rëndë, si për mallra ashtu edhe për pasagjerë. Gjatë vitit të kaluar 4 portet kryesore të vendit i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës dhe Sarandës, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Sipas autoriteteve kjo rritje veç shtimit të shkëmbimit të mallrave, ka ardhur edhe falë fluksit të madh të pasagjerëve dhe turistëve gjatë vitit 2015.