KRYEFAQJA » LAJME » Transport, eksperiencë italiane për biletimin elektronik

Transport, eksperiencë italiane për biletimin elektronik

Forcimi i bashkëpunimit në transportin ndërqytetas dhe shkëmbimi i eksperiencës në monitorimin dhe kontrollin e trafikut, ka qëne tema e takimit mes ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe nënkryetarit të Bashkisë së Torinos, Klaudio Lubati dhe përfaqësuesve të kompanisë së transportit italian “GTT”. Ministri Haxhinasto e informoi Lubatin me reformën në transportin ndërqytetas, sfida e të cilës është ristrukturimi i plotë i këtij sektori, krijimi i shoqërive aksionere në bashkitë e vendit dhe rinovimi i flotës brenda 5 viteve të ardhshme. Nënkryetari Lubati u shpreh i gatshëm për të ofruar eksperiencën torineze. Ai e njohu ministrin me sistemin e biletimit elektronik që po aplikohet në Torino, eksperiencë që ka rezultuar e suksesshme, por edhe duke sjellë efekte në ekonomi, pasi redukton me 20-30 përqind evazionin në këtë sektor. Ministri Haxhinasto tha se biletimi elektronik do të aplikohet si projekt pilot në 3 linja kryesore: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Shkodër.