KRYEFAQJA » LAJME » HEC-et në Kurvelesh
hidrocental, hec-et, kanioni i nivices, kurvelesh

HEC-et në Kurvelesh

 

Banorët e zonës së Kurveleshit janë kundër ndërtimit të disa hidrocentraleve të vegjël mbi lumin Benç, në vendin e njohur si kanioni i Nivicës. Në një takim të hapur mbi këtë çështje në fshatin Gusmar, banorët kanë ndarë shqetësimin se ndërtimi i heceve të vegjël krahas dëmtimit në mjedis, do të pengonte edhe zhvillimin -ekonomiko social të zonës. I pranishëm në takim, Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi iu garantoi banorëve se nuk do të miratojë ndërtimin e heceve. Pak kohe më parë edhe aktivistët mjedisore u shprehën kundër ndërtimit të heceve në kanionin e Nivicës, duke paralajmëruar protesta. Kanioni i Nivicës sipas tyre ka potencial të lartë për zhvillimin e turizmit, dhe ai vend duhet të mbrohet si zonë arkeologjike që përmban mbetje nga lashtësia.