KRYEFAQJA » LAJME » Qendër e re hemodialize në Shkodër
hemodializa. shkoder, spitalet, sherbimet, shemdet

Qendër e re hemodialize në Shkodër

Kryeministri Edi Rama, inspektoi në Shkodër qëndrën e re të trajtimit të të sëmurëve me hemodializë, e cila vjen si një tjetër projekt i partneritetit publik-privat. Ai garantoi se shumë shpejt qëndra të ngjashme do të shtrihen në Lezhë, Elbasan dhe Korçë. “Problemi i gjithë këtyre njerëzve që janë torturuar për gjithë këto vite, janë zvarritur me tre turne, që janë detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera për të marrë këtë shërbim tre herë në javë, – do zgjidhet në rang Shqipërie” premtoi kryeministri. “Do të vazhdojmë me Korçën, me Lezhën, me Elbasanin” shtoi ai. Zoti Rama tha se kjo risi “Është rezultati i partneritetit publik privat. I asaj fjalës që u bë si shfaqje e huaj, koncension” tha me humr ai. “Një investim të tillë në gjithë territorin e Shqipërisë, në një kohë kaq të shkurtër shteti nuk e bënte dot. Atëherë bashkëpunimi me privatin sjell që investimi të bëhet menjëherë dhe që personeli shtetëror të ketë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe jo vetëm, por edhe materialet që duhen, edhe mirëmbajtjen e aparaturave edhe riparimin e aparaturave. Pra, personeli i spitalit ka vetëm një problem, si të trajtojë sa më mirë pacientët” mbrojti zoti Rama politikën e ndjekur nga qeveria e tij, por mjaftë e kritikuar nga opozita.
20 aparatura të reja, ofrojnë shërbimin për 47 pacientët që kanë nevojë për hemodializë në rajonin e Shkodrës. Dikur në dispozicion të të sëmurëve ishin 8 aparatura të amortizuara. “Kemi qënë në kushte mjaft të vështira, shyqyr që ia arritëm kësaj dite. Shkonim në ora 4 e gjysmë hynim në proçes. Deri në 8 të mbrëmjes na shkonte sepse një makinë e prishur, vinte tekniku punonte veç me vu makinat në gatishmëri. Unë kam qënë turni i tretë. Dhe shkonim në shtëpi në 11-12” tha për RTSH një pacient. Të sëmurëve do t’ju shërbehet me standarde të larta mjekësore, 3 seanca në javë, nga 4 orë.