KRYEFAQJA » LAJME » Hëna është brinjë e Tokës, e shkulur me dhunë

Hëna është brinjë e Tokës, e shkulur me dhunë

Hëna është një “brinjë” e Tokës e shkulur në mënyrë të dhunshme. Rezultati përfundimtar vjen nga analizat kimike më të hollësishme të bëra deri tani dhe të publikuara në revistën Nature, nga një grup i drejtuar prej Kun Wang, i universitetit amerikan të Harvard-it. Analizat tregojnë se Toka dhe Hëna kanë një përberje të njëjtë dhe si pasojë kjo e fundit duket se ka lindur nga grumbullimi i pluhurave të Tokës që u shgulën nga përplasja e një planeti të vogël që ktheu në pluhur dhe avull pjesën më të madhe të planetit tonë. “Rezultatet tona japin një provë të saktë se përplasja me të vërtetë e bëri të avullonte pjesën më të madhe të Tokës”, tha Wang.

Kërkuesit kanë rianalizuar shtatë kampionë shkëmbinjësh hënorë të sjellur në Tokë nga misionet e programit amerikan Apollo dhe kanë krahasuar rezultatet me analizat e tetë shkëmbinjëve tokësorë që janë formuar në mantel, ose shtresën që ndodhet ndërmjet kores dhe bërthamës. Analizat që janë 10 herë më të sakta të mënyrave të mëparshme, treguan se gjithë këta shkëmbinjë kanë të njëjtat “shenja të gishtërinjëve” pra kanë të njëjtët elementë kimikë. Përveç këtyre në shkëmbinjtë hënorë është e pranishme një formë shumë e rëndë potasi që mund të ketë lindur vetëm në temperatura shumë të larta, si ato që duket se kanë kthyer në avull një pjesë të mantelit të Tokës.

Sipas autorëve përplasja, që duket se ka kthyer në avull dhe pluhur pjesën më të madhe të Tokës, që atëherë po formohej, ishte e njëllojtë me atë që mund t’i ndodhte një shalqiri që goditet me forcë nga një çekiç. Këto matje përgenjeshtrojnë hipotezat që ishin hedhur deri tani rreth origjinës së Hënës, sipas së cilës sateliti ynë kishte lindur nga shkrirja e materialeve si të Tokës si të planetit të vogël që e goditi. Ky model, shpjeguan autorët, filloi të lëkundej që nga viti 2001, kur u zbulua se shumë shkëmbinj tokësorë dhe hënorë kanë elementë të njëjtë.