KRYEFAQJA » LAJME » Heqja e furgonave, problem për nxënësit e Valaresë

Heqja e furgonave, problem për nxënësit e Valaresë

Heqja e furgonave për nxënësit e Valaresë për në shkollën e bashkuar “Petro Poga ” në Lunxhëri ka sjellë bllokimin e rrugës nga prindërit e tyre. është bojkotuar kështu mësimi edhe për nxënësit e tjerë të kësaj njësie administrative. Prindërit shprehen se nëse nuk i jepet zgjidhje këtij problemi ata do të bllokojnë rrugën hyrëse të Lunxhërisë.

Sipas familjarëve të rreth 80 nxënësve të Valaresë, është shumë e vështirë ecja me këmbë sidomos për fëmijet e ciklit parashkollor 3-6 vjec. Vendimi për heqjen e mjetit transportues është marë në bazë të një vendimi të ministrisë së Arsimit kur distanca është më e vogël se 2 km. Ndërsa banorët ende shpresojnë sepse ndërkohë kjo çështje po diskutohet në këshillin bashkiak të Gjirokastrës për të marrë një zgjidhje.