KRYEFAQJA » LAJME » Hetimet për ngjarjen tragjike te materniteti Koço Gliozheni
Hetimet për ngjarjen te materniteti Koço Gliozheni

Hetimet për ngjarjen tragjike te materniteti Koço Gliozheni

Ende nuk është hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike të një dite më parë , ku një nënë dhe foshnja e saj humbën jetën në maternitetin Koço Gliozheni si rezultat i një hemoragjie masive në shpretkë. Instituti i Mjeksisë Ligjore ende nuk e ka hartuar proçesverbalin e zbardhjes së shkaqeve shkencore që çuan në vdekjen e 36 vjeçares Aida Cajka, ndërkohë që verifikimi i trupave nga ekipi i mjekëve të këtij instituti u krye paraditen e së premtes. Gjithashtu mësohet së prokuroria ka nisur hetimet për mjekim të pakujdesshëm ndaj dy mjekeve dhe një infermiererje që kane qenë në turnin e natës, ndërkohë që Minsitria e shëndetësisë njoftoi se ka vënë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë materialin e nevojshëm për zbardhjen e ngjarjes dhe për një hetim gjithpërfshirës. Në deklaratë minsitria thekson se ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës, duke lënë të hapur mundësinë e një pakujdesie mjekimi nga stafi i bluzave të bardha, gjë që mbetet për tu verifikuar në vashdim nga organet kompetente të drejtësisë.
Familjarët një ditë më parë akuzuan maternitetin për mungesë mjetesh, moskryerje ekzaminimesh dhe sorollatje të pacientes, akuza këto tashmë që janë rregjistruar zyrtarisht në organin e akuzës.