KRYEFAQJA » LAJME » Hetimi i zyrtarëve, jo në varësi të prokurorisë
Prokuroria e Përgjithshme kërkesë për miratimin e paketës së plotë të reformës

Hetimi i zyrtarëve, jo në varësi të prokurorisë

Krimi i organizuar dhe veprat e korrupsionit nuk do të hetohen më nga prokuroria e përgjithshme. Për herë të parë kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ia jep këtë të drejtë prokurorisë së posaçme dhe byrosë kombëtare të hetimit. Prokuroria e posaçme dhe byroja kombëtare do të jenë të pavaruara nga Prokurori i Përgjithshëm ç’ka pritet ti japë një dimension të ri ecurisë së hetimeve në shqipëri, kur bëhet fjalë për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo çfarë ka ndryshuar është edhe vetë organizmi i prokurorisë së përgjithshme. Kreu i akuzes do të përfaqësojë shtetin në sallën e gjyqit, por numrit një të akuzës do ti duhet të garantojë pavarësinë e brendshme të prokurorëve në rrethe për hetimin dhe ndjekjen penale ç’ka mund të sjellë një rrudhje të kopetencave të kryeprokurorit.
Sipas ndryshimeve të miratuara në kushtetutë më 22 korrik prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet me 84 vota në Kuvend mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.