KRYEFAQJA » LAJME » Hetimi, Tahiri dëshmon një orë në prokurori ndaj gjyqtarit Alija
Hetimi, Tahiri dëshmon një orë në prokurori ndaj gjyqtarit Alija

Hetimi, Tahiri dëshmon një orë në prokurori ndaj gjyqtarit Alija

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme, pas thirrjes së organit të akuzës lidhur me padinë e ngritur ndaj tij nga KLD për deklaratat ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Tahiri preferoi që rrugën deri në prokurori ta bëje në këmbë i shoqëruar vetëm nga truprojet. Pas dëshmisë, e cila zgjati për rreth një ore, Tahiri tha se i ka qëndruar në Prokurori pikë për pikë deklaratave të mëparshme. Ai theksoi se do të vazhdojë të denoncojë çdo gjyqtar të korruptuar.

KLD kërkoi nga Prokuroria që Ministri të ndiqet penalisht për disa akuza në lidhje me kanosjen, fyerjen, intimidimin dhe denigrimi e gjyqtarit Arjan Aliaj dhe gjyqësorit në tërësi. Ministri Tahiri e ka akuzuar gjyqtarin Arjan Aliaj për lirim të disa personave të dënuar për vepra të rënda penale, pasi ai vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon, me kërkesë të Prokurorisë, që po heton për pajisjen italiane të përgjimit.