KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hidhen poshtë raportimet se në Airbus A320 ka patur shpërthim
mbetjet e avionit, shperthim, airbus a320, egypt air

Hidhen poshtë raportimet se në Airbus A320 ka patur shpërthim

Shefi i autoritetit egjiptian të mjekësisë ligjore ka mohuar raportimet mediatike sipas të cilave një ekzaminim fillestar i mbetjeve të viktimave të avionit të Ixhipt Eir tregojnë se ka ndodhur një shpërthim. “Gjithçka e publikuar mbi këtë çështje është plotësisht jo e vërtetë” u shpreh ai. Me herët, mediat e huaja raportuan se një zyrtar i mjekësisë ligjore kishte thënë se mbetjet e trupave të viktimave ishin aq të vogla sa vetëm shpërthimi i avionit mund të shpjegohej përmes tyre. Duke cituar të njëjtin burim, agjencia e lajmeve Asociated Press, beri te ditur se në një nga krahët e gjetur mes mbetjeve kishte shenja djegie, çka tregonte se kjo pjesë trupi i përkiste një pasagjeri të ulur pranë vendit të shpërthimit. Por më vonë, agjencia egjiptiane e lajmeve Mena publikoi një deklaratë të shefit të autoritetit egjiptian të mjekësisë ligjore i cili mohoi se analizat e kryera nga ta tregonin se ka ndodhur nje shpërthim në Airbas A320, i cili u rrëzua në Mesdhe mëngjesin e së enjtes. Airbas A320, me 66 persona në bord, po fluturonte nga Parisi për në Kajro kur u zhduk nga radarët, pa dhënë asnjë alarm rreziku. Mbetjet e avionit u gjetën rreth 290 kilomnetra nga porti i Aleksandrisë. Deri tani, akoma nuk dihet shkaku i rrëzimit.