KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Hidhet shorti i Festivali i 54-t të Këngës në RTSH
Hidhet shorti i Festivali i 54-t të Këngës në RTSH

Hidhet shorti i Festivali i 54-t të Këngës në RTSH

Festivali i 54-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ka hedhur të enjten hapin e parë. Në një konferencë për shtyp të stafit drejtues të udhëhequr nga Drejtori i Festivalit, Martin Leka, ky i fundit premtoi për të bërë të pamundurën për një festival me vlera dhe qe do të mbahet mend gjatë.
Drejtor artistik i festivalit, muzikanti i njohur Elton Deda, bëri të ditur se për në edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH janë përzgjedhur 30 këngë, mes 70 krijimeve që u paraqitën para komisionit.
Si zakonisht festivali i këngës në RTSH do të mbahet në datat 25,26 dhe 27 dhjetor. Në dy netët e para do të degjohen nga 15 këngë, prej të cilave do të përzgjidhen 9 këngë për çdo natë. Në natën finale do të ketë 18 këngë.
Organizatorët e festivalit thanë se në këtë ngjarje do të përfaqësohen të gjithë brezave të artistëve si kompozitorë, poetë, këngëtar, etj. Gjithashtu do të ketë dhe një larmi të madhe për sa i përket rrymave të muzikës së lehtë. Fituesi i Festivalit të 54-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të marri pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Ky festival mbahet më 10,12 dhe 14 maj të vitit të ardhshëm në Stokholm të Suedisë.  Për herë të parë Shqipëria ka marrë pjesë në një festival të tillë në vitin 2004, kur Anjeza Shahini u radhit në vendin e shtatë, ndërsa Rona Nishliu ende mbetet suksesi më i madh shqiptar në këtë festival kur në vitin 2012 u radhit e pesta në finale.

Shorti i hedhur ne prani të konkurentëve dha këtë renditje.

Nata e parë

1 – Egzon Pireci

2 – Grupi Simbol

3 – Voltan Prodani

4 – Adrian Lulgjuraj

5 – Sigi Bastri

6 – Dilan Reka

7 – Luis Ejlli

8 – Nilsa Hysa

9 – Edea Demaliaj

10 – Erga Halilaj

11 – Florent Abrashi

12 – Teuta Kurti

13 – Kozma Dushi

14 – Aslajdon Zaimaj

15 – Egert Pano

Nata e dytë

1 – Kristi Popa

2 – Rezart Smaja & Klodian Kacani

3 – Grupi “Revolt Klan”

4 – Jozefina Simoni

5 – Andi Tanko

6 – Niku & Entela Zhula

7 – Genc Tukici

8 – Evans Rama

9 -Besa Krasniqi

10 – Enxhi Nasufi

11 – Flaka Krelani

12 – Renis Gjoka

13 – Lind Islami

14 – Eneda Tarifa

15 – Klajdi Musabelliu