KRYEFAQJA » LAJME » Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve
Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve

Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë për sezonin 2014-2015. Kjo u bë e ditur në Montekarlo, gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve për ndarjen në grupe të 32 skuadrave.  Mesi ka fituar sfidën mes shokut të skuadrës Suarez dhe rivalit të tij të përhershëm Kristiano Ronaldo të Realit të Madridit.
Ndërkaq hedhja e shortit ka sjellë përballje të forta mes ekipeve europiane.
Në grupin A do të përballen Paris Sen Zhermeni, Reali i Madridit, Shaktar i Donjtskut dhe Malmoe.
Në grupin B:  PSV  Eidhoven, Mançester Junajtid, CSKA e Moskës dhe Volfsburg.
Në grupin C:  Benfika, Atletiko e Madridit, Galatasaraj dhe Astana
Në grupin D: Juventus, Mançester Siti, Sevilia dhe Borusia e Mynshengladbahut.
Në grupin E:  Barcelona, Roma, Bayern Leverkusen dhe Bate borisov.
Në grupin F: Bajern i Mynihut, Arsenali, Olimpiakos dhe Dinamo e Zagrebit.
Në grupin G: Çelsi, Porto, Dinamo e Kievit dhe Makabi i Tel Aviv.
Në grupin H:  Zenit i Shën Petërburgut, Valencia, Lioni dhe Gent.
Grupi më i fortë sipas specialistëve konsiderohet grupi D.