KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hilari Klinton i rikthehet fushatës
hillary clinton, fushata, pneumoni, rikthehet

Hilari Klinton i rikthehet fushatës

Kandidatja demokrate për presidente Hillari Klinton ka në plan të rifillojë fushatëë nesër, pasi i pezulloi aktivitetet me 11 shtator. Fillimisht zëdhënës të saj thanë së Klinton kishte pasur probleme nga vapa, por më pas ata pohuan se kandidatja demokrate ishte diagnostikuar me pneumoni. Javën e ardhshme Klinton do të takohet me udhëheqës të huaj gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ndërkohë, gjatë kohës që Klinton po pushonte, Presidenti Obama ka zhvilluar një takim elektoral në ndihmë të saj, teksa mbajti një fjalim përpara mbështetësve në Filadelfia. Rivali republikan Donald Trump vazhdoi fushatën në zonat rurale të shtetit Ajoua, duke premtuar të rikthente vendet e punës që janë transferuar jashtë Shteteve të Bashkuara. Më pas ai shkoi në një aktivitet fushatë në Filadelfia, ku ofroi hollësi të planeve të tij për subvencionimin e kopshteve e çerdheve për fëmijët e familjeve punëtore amerikane.