KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hillari Klinton mbron përdorimin e e-mailit të saj privat
clinton

Hillari Klinton mbron përdorimin e e-mailit të saj privat

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillari Klinton, foli për herë të parë publikisht lidhur me përdorimin e e-mailit të saj privat për korrespondencë zyrtare në kohën kur ishte sekretare e shtetit, duke ngulur këmbë që veprimet e saj nuk ishin të ndryshme nga ato të parardhësve. Zonja Klinton, favorite për të fituar nominimin demokrat për zgjedhje presidenciale, tha se ajo nuk do të lejojë që kjo çështje t’i shkatërrojë fushatën. Një komision auditimi i Departamentit te Shtetit e ka fajësuar Hillari Klintonin për shfrytëzim të e-mailit privat, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik për sigurinë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit. Hetimet gjetën se zonja Klinton nuk kishte kërkuar leje për perdorimin e e-mailit të saj privat, gjë që me siguri, nuk do të pranohej.