KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hillary Clinton arriti një fitore të rëndësishme në garën e së shtunës

Hillary Clinton arriti një fitore të rëndësishme në garën e së shtunës

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, arriti një fitore të rëndësishme në garën e së shtunës brenda Partisë Demokratike për nominim presidencial në shtetin e Karolines së Jugut. Zonja Clinton mori 73.5% të votave, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders, 26%, njoftoi komisioni zgjedhor. 80% e votuesve afrio-amerikanë dhe 75% e femrave kanë mbështetur ish-sekretaren Clinton, në Karolinën e Jugut. Kjo është fitorja e tretë e zonjës Clinton në katër votimet e deritashme partiake, për nominim të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale, që zhvillohen më 8 nëntor të këtij viti. Kjo fitore është e rëndësishme para së ashtuquajturës Super e Marta, kur votuesit në 12 shtete amerikane do të vendosin me 3 mars se cilin kandidat mbështesin. Pretendentët nga të dyja partitë janë përqëndruar në zgjedhjet e së martës nga shtetet qe sigurojne qindra delegatë.