KRYEFAQJA » LAJME » Himarë, humb jetën turisti rus
himare, skaf, pushuesi humb jeten, spitali himare

Himarë, humb jetën turisti rus

Një turist rus ka humbur jetën pasi është goditur nga një motorr e ujit, ndërsa ishte duke notuar. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Himarë. Denis Kaiumovit i është dhënë ndihma e parë, por pa mundur t’i shpëtohej jeta. Policia thotë se incidenti ka ndodhur 50 metra larg bregut dhe se mjeti që e ka shkaktuar atë është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Dyshohet se mjeti lundrues ka hipur sipër plazhistit dhe helika e ka goditur  në brinjë dhe këmbën e majtë. Kur ka dalë në breg, viktima kishte këmbën e majtë të prerë, thënë dëshmitarët. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Himarës duke ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.