KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Himarë; rritet numri i turistëve në vit
himare, rritet turizmi, turiste, te huaj, bashkia, ekonomi

Himarë; rritet numri i turistëve në vit

Himara shton turistët e saj me 10% në vit. E sipas kryetarit të bashkisë së këtij qyteti, Jorgo Goro, edhe shëtitorja e re, e shumë kundërshtuar për hapësirën që i ka marrë rërës apo pronarëve të tokës, por edhe e shumë pëlqyer nga një pjesë tjetër e qytetareve, ka pasur rolin e saj në këtë rritje. Dhe shtojca e re e shëtitores parashikon çeljen e bizneseve të reja e vendeve të punës. Por megjithatë Himarës, veç shëtitoreve i mungojnë investime të tjera jetike. Duket se qeveria shqiptare po ka një vëmendje të veçantë për zhvillimin e Himarës, madje më tepër se për qytete të tjera të vogla turistike bregdetare si Orikumi, Shëngjini, Velipoja etj.