KRYEFAQJA » LAJME » Hipizëm, zhvillohet gara e dytë ndërkombëtare
Hipizëm, zhvillohet gara e dytë ndërkombëtare

Hipizëm, zhvillohet gara e dytë ndërkombëtare

Kalorës kampionë nga Shqipëria, Gjermania, Anglia dhe Afrika e Jugut kanë marrë pjesë në garën e dytë ndërkombëtare të hipizmit që u zhvillua në Tiranë. Federata shqiptare e garave me kuaj e organizon për herë të dytë këtë aktivitet. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Garave me Kuaj, Klodian Allajbeu, ky aktivitet ka rëndësi të veçantë për kalorësit shqiptarë pasi 3 të parët në renditje marrin pjesë në Kampionatin ballkanik, që do të zhvilohet në shtator në Rumani.

Garat janë zhvilluar në disiplina të ndryshme. Kalorësit janë mundur të bëjnë sa më pak gabime që të kishin një renditje sa më të mirë.

Në këtë aktivitet të gjithë kalorësit e huaj dhe ata vendas kanë garuar me kuaj shqiptarë.