KRYEFAQJA » LAJME » Historia e grushteve të shtetit në Turqi
Historia e grushteve të shtetit në Turqi
EPA/TOLGA BOZOGLU

Historia e grushteve të shtetit në Turqi

Grushti i shtetit i 15 korrikut, tashë i konsideruar si i mbetur në tentative, nuk është i pari me të cilin është përballur Turqia moderne. Në vitin 1960, një grusht shteti rrëzoi qeverinë e vendit, duke çuar në arrestimin e presidentit Bajar, kryeministrit Menderez dhe zyrtarëve të tjerë. Kryeministri Menderez u var me pas, dhe gjenerali Qemal Gyrsel mori postin e presidentit dhe kryeministrit.
Një tjetër grusht shteti rrezoi qeverine turke ne vitin 1971, pas muajsh dhune dhe trazirash në vend. Ky grusht shteti u konsiderua grusht me memorandum, pasi gjenerali i ushtrisë Memduh Tagmak i tha ultimatum kryeministrit Sulejman Demirel, duke e detyruar ate të linte postin. Ndryshe nga grushti i vitit 1960, ushtria nuk mori drejtimin e vendit, por kabineti qeveritar ishte nën vëzhgim ushtarak.
Grushti i shtetit i vitit 1971 nuk bëri shumë në drejtimin e tejkalimit dhe rikuperimit të situatës së trazirave në vend, ndaj dhe ushtria ndërmori sërish një lëvizje tjetër në vitin 1980. Në shtator ajo mori kontrollin në vend. Admirali Saim Bylent Ullusu mori postin e kryeministrit nga Demirel. Këtë radhë, grushti i shtetit solli me shume stabilitet në Turqi, por ushtria ndaloi mijëra persona, ndërsa ekzekutoi dhjetra të tjerë. Tre vite me pas, Turgut Ozal u bë kryeministri i Turqisë. Megjithëse jo zyrtarisht një grusht shteti, ushtria turk nxorri në vitin 1997 dsa rekomandime për qeverinë, duke mos i lënë zgjedhje qeverisë veçse t’i pranonte ato. Kryeministri Nexhmedin Erbakan u detyrua të dorëhiqej.