KRYEFAQJA » LAJME » Historia e SHBA-së prezantohet nga nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë
Donald-Lu1

Historia e SHBA-së prezantohet nga nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë

Shqipëria ka hyrë në rrugën e ndryshimit, sipas ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Gjatë aktivitetit “Historia e Amerikës në sytë e adoleshentëve”, me nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, ambasadori amerikan është shprehur se çelësi i këtij ndryshimi mbetet reforma në drejtësi. “Personalisht besoj se Shqipëria po përjeton ndryshime të mëdha. Kam biseduar me një mikun tim shqiptar kohët e fundit, i cili është njëri prej atyre që po merret me reformën në drejtësi, duke hartuar ndryshimet kunshtetuese që ne shpresojmë të sjellë ndryshime në këtë vend. Unë iu drejtova atij: Shpresoj të jesh duke mbajtur shënime që të tregosh historinë e burrave dhe grave të guximshëm, që sakrifikuan duke punuar ditë e natë, vite të tëra, për të ndërtuar këtë reformë që do të ndikojë në ndryshimet e këtij vendi.”
Ambasadori Lu, shoqëruar dhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka vlerësuar performancën e nxënësve shqiptarë në rrëfimin e historisë së Amerikës përmes një anglishteje të përkryer. Ai eshte shprehur se historia e Amerikës duhet të frymëzojë popujt e rinj në ndërtimin e historive të tyre.