KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hofer: Centralizimi i BE? Do kërkoj referendum në Austri!
Hofer: Centralizimi i BE? Do kërkoj referendum në Austri!

Hofer: Centralizimi i BE? Do kërkoj referendum në Austri!

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Austrisë, Norbert Hofer, tha se do të kërkonte referendum për anëtarësinë në Bashkimin Evropian, nëse ky i fundit bëhet më i centralizuar pas daljes së Britanisë së Madhe. “Nëse përgjigjja pas daljes së Britanisë është centalizimi i BE-së, ku parlamentet kombëtare janë të pafuqishme, duhet të mbajmë referendum në Austri”, tha kandidati. Ai shtoi se në referendum do të çonte edhe një vendim i ardhshëm për të pranuar Turqinë në BE. Hofferi tha se blloku është i rëndësishëm për Austrinë, por “ajo do një BE më të mirë”. Balotazhi presidencial në Austri do të mbahet më 4 dhjetor. Nëse Hoferi fiton, ai do të bëhet kryetari i parë djathtist i një shteti të BE-së. Rivali i tij i pavarur, Alexander Van der Bellen, i ka fituar zgjedhjet në maj, por rezultati është përmbysur nga gjykata pas një ankese nga kampi i Hoferit.