KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Holandë – Kosovë, ratifikohet marrëveshja për ngritjen e Gjykatës Speciale.
kosove, hollande, gjyakta speciale, marreveshje, krime lufte

Holandë – Kosovë, ratifikohet marrëveshja për ngritjen e Gjykatës Speciale.

Holanda ka ratifikuar marrëveshjen për të qenë mikpritëse e Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2017. Njoftimi u bë publik nga Gjykata e Posaçme e cila e ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes me Kosovën për vendosjen e kësaj gjykate në Holandë, e cila tashmë ka filluar të funksionojë në bazë të një marrëveshjeje të përkohshme të miratuar nga qeveria holandeze. Gjykata është e vendosur në Hagë, qytetin që është mikpritës edhe i tri gjykatave ndërkombëtare përfshirë edhe atë për krime lufte per ish Jugosllavinë. Ideja për themelimin e gjykatës së posacme për krime lufte në Kosovë, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marti, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës pesë vjet më parë, përmban akuza ndaj ish anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2011 Bashkimi Evropian krijoi një Grup të Posaçëm për të hetuar rreth akuzave të raportit Marty. Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin dhomat e posaçme do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë. Gjykata e financuar nga Bashkimi Evropian do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.