KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollanda: Jo marrëveshjes së BE për heqjen e barrierave tregtare për Ukrainën
Hollandezet i kane thene jo marreveshjes se Bashkimit Europian per heqjen e barrierave tregtare per Ukrainen

Hollanda: Jo marrëveshjes së BE për heqjen e barrierave tregtare për Ukrainën

Me një kuotë prej 61.1 përqind të votave kundër dhe 38.1 përqind në favor, holandezët e kanë kundërshtuar marrëveshjen e Bashkimit Europian për heqjen e barrierave tregtare për Ukrainën, në referendumin që u zhvillua gjatë ditës së djeshme. Pjesëmarrja në referendum ishte e ulët, rreth 32.2 përqind. Për shkak të këtij referendumi, kryeministri holandez u shpreh se qeveria e tij mund ta rishikonte qëndrimin për marrëveshjen, megjithëse rezultati i referendumit nuk kishte ndonjë efekt, pasi parlamenti e kishte ratifikuar atë më parë. Kryeministri ukrainas Poroshenko u shpreh se megjithëse holandezët votuan jo, vendi i tij do të vazhdojë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. “Aktualisht po presim vendimin e qeverisë dhe parlamentit hollandez, dhe pavaresisht të gjithave, ne do të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes se asociimit me Bashkimin Europian, përfshirë edhe marrëveshjen tregtisë së lire”, deklaroi Poroshenko.