KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollande-Cameron: Të forcojmë bashkëpunimin kundër ISIS
Hollande-Cameron: Të forcojmë bashkëpunimin kundër ISIS

Hollande-Cameron: Të forcojmë bashkëpunimin kundër ISIS

Në Bruksel, edhe për sot, qëndron i lartë niveli i alarmit. Janë të mbyllura zyrat publike, shkollat, dyqanet dhe metroja. Masa akoma më të forta sigurie edhe në selitë e institucioneve të Bashkimit Europian, Këshilli i Europës, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian. Në Këshillin e Europës, ku niveli i alarmit është rritur nga e verdha te portokallia, janë fshirë mbledhjet e grupeve teknike të punës, ndërsa u lajmërua se do të mbahen takimet ndërmjet ministrave të eurogrupeve dhe Këshillit të Edukimit. Zyrat e Komisionit Europian dhe ato të Parlamentit Europian do të jenë të hapura rregullisht.

Në Paris u mbajt takimi i nivelit të lartë ndërmjet presidentit francez François Hollande dhe kryeministrit britanik David Cameron. Dy krerët e shteteve kanë rënë dakord që të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve kundër terrorizmit pas sulmeve të fundit në Paris. Cameron tha se këtë javë do të kërkojë të marrë miratimin e Parlamentit të Londrës që vendi të marrë pjesë në sulmet ajrore në Siri.

Franca, bëri të ditur Hollande, do t’i shtojë bombardimet në Siri, duke zgjedhur objektivat që u shkakton dëmin më të madh të mundshëm ushtrisë terroriste të ISIS. Për të ndërhyrë në Siri, vazhdoi presidenti francez, Franca e mori vendimin e saj që në muajin shtator, tani i takon Britanisë së Madhe të kuptojë se si mund të ndërhyjë në luftën kundër ISIS”.