KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollande inaguron ambjentet e rikonstruktuara të revistës satirike Sharli Hebdo

Hollande inaguron ambjentet e rikonstruktuara të revistës satirike Sharli Hebdo

Presidenti francez Fransua Hollande mori sot pjesë në ceremoninë e perurimit të mjediseve të rikonstruktuara të shtypshkronjes ku shtypet revista satirike Sharli Hebdo. Mjediset e shtypshkronjes u shkatërruan gjatë ndërhyrjes së forcave speciale me 9 janar 2015 ndaj dy vëllezërve terroristë që vranë 17 persona. Pas zbulimit të pllakës përkujtimore, presidenti vizitoi mjediset e shtypshkronjes duke e quajtur me domethënie për gjithë kombin vizitën e tij aty. Doja të shkoja personalisht për të treguar që ky vend është një simbol i asaj se çfarë mund të bëjnë njerëzit. Vullneti njerëzor nuk ka të bëje vetëm me rezistencën, që është reagimi i tij i parë, po edhe me nderimin, me rindërtimin, u shpreh presidenti.