KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollande ka një mesazh për Mein: Dilni shpejt nga BE!
MayHolland

Hollande ka një mesazh për Mein: Dilni shpejt nga BE!

Presidenti i Francës, Fransua Hollande, tha se do që Britania të hapë shpejt bisedimet për braktisjen e Bashkimit Evropian dhe se do të kërkojë shpjegime nga kryeministrja britanike, Theresa May, për çfarëdo zvarritjeje. “Do të takoj Theresa Main sonte. Kjo do të jetë një mundësi për të dëgjuar argumentet. Cila është arsyeja për vonesa? Do të doja justifikme”, tha Hollande. Hollande i bëri këto komente në Dublin, ku ai dhe kryeministri irlandez, Enda Kenny, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar bisedime të shpejta për daljen e Britanisë nga BE-ja.