KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollandë, kthehen 30 azil kërkues shqiptarë
azilkerkues, shqiptare, hollande, aeroport, kthehen azilkerkuesit

Hollandë, kthehen 30 azil kërkues shqiptarë

30 azil kërkues shqiptarë, janë kthyer nga Hollanda dhe për asnjërin prej tyre nuk ishte kthim vullnetar edhe pse ironikisht një prej tyre tha jemi kthyer me deshirë.

Në këtë fluturim ishin gjithashtu persona që janë përpjekur të shkojnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme nëpërmjet porteve Hollandezë si dhe 3 emigrantë shqiptarë të kthyer nga Belgjika. Asnjëri prej azilkërkuesve nuk pranoi të fliste për mediat .

Nga shteti hollandez është bërë tashmë e qartë disa herë që kërkesa e një nënshtetasi Shqiptar për të fituar azil në Hollandë pothuajse s’ka asnjë shans për t’u pranuar. Por jashtë mikrofonit të afërmit e azilkërkuesve pranuan se janë kushtet ekonomike ato që i kanë bërë që të provojnë fatin edhe pse shumica prej tyre e kishin të qartë kthimin por shpresonin se me lidhjen e një kontrate pune mund të fitonin të drejtën të punonin në këtë vend. Me këtë fluturim numri total i nënshtetasve shqiptarë të kthyer nga Hollanda për vitin 2016 arrin 500 persona, përfshirë këtu si ata të kthyer vullnetarisht ashtu dhe ata të kthyer forcërisht.