KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Hollande nderon Kadarenë

Hollande nderon Kadarenë

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është sërish në qendër të vemendjes. Titulli i lartë “Komandant i Legjionit të Nderit” i akorduar nga presidenti francez Fransua Holland, ju dorëzua shkrimtarit shqiptar nga vetë zoti Hollande të hënën në një cermoni të posaçme në Pallatin Presidencial “Elize”, në Paris. Mediat prestigjioze e vlerësuan si të veçantë cermoninë e dhënies së çmimit, pasi presidenti Holland rrallë e dorëzon vetë çmimin. Po me këtë rast presidenti Holland shtroi në pallatin presidencial një koktej për nder të shkrimtarit të madh shqiptar dhe të ftuarve të tjerë, midis tyre dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në 50 gjuhë të botës, ndërsa vitet e fundit ka qenë rregullisht i nominuar  për çmimin “Nobel” në Letërsi.