KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollonde tërhiqet nga plani për heqjen e shtetësisë franceze terroristëve
hollone

Hollonde tërhiqet nga plani për heqjen e shtetësisë franceze terroristëve

Presidenti Francez Fransua Hollonde ka hequr dorë nga propozimi i tij për  të privuar nga shtetësia franceze personat me dy shtetësi që dënohen për terrorizëm, gjë që kërkonte ndryshime në kushtetutë. “Kompromisi duket i pamundur. Opozita e kundërshton rishikimin e kushetutës dhe une kam vendosur t’i jap fund ketij debati”, u shpreh presidenti francez, duke iu referuar dështimit të parlamentit për të arritur një marrëveshje për miratimin e reformës. Propozimi i presidentit Hollonde për heqjen e shtetësisë franceze nga shtetasit me dy shtetësi që dënohen për terrorizëm, erdhi pas sulmeve që tronditën Parisin nëntorin e shkuar, si pasojë e të cilëve 130 persona humbën jetën. Për shkak të këtij propozimi ministrja franceze e drejtësisë Kristianë Tobira dha dorëheqjen në fund të janarit.