KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollandë: Treni përplaset me një vinç, me pasojë viktima
dalfsen hollande perplasje trenash vinc te plagosur

Hollandë: Treni përplaset me një vinç, me pasojë viktima

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një treni me një vinç në qytetin hollandez të Dalfsen. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë katër nga vagonat e trenit të rrëzuara anash pas përplasjes. Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore që menaxhon hekurudhat holandeze është shprehur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 9.00 të mëngjesit të ditës së djeshme. Sipas mediave lokale, vinçi po kalonte në një kryqezim hekurudhor kur u godit nga treni.