KRYEFAQJA » LAJME » Hollandezët-Projekt zhvillimi të agro-turizmit në Qeparo
Hollandezët-Projekti në Qeparo

Hollandezët-Projekt zhvillimi të agro-turizmit në Qeparo

Fshati Qeparo mund të bëhet një model i zhvillimit të agro-turizmit shqiptar. Sipas standardit që duan të krijojnë aty 8 ekspertë holandezë të arkitekturës, urbanizmit dhe agro-turizmit. “Udhëtar në zabelet me ullishta” emërtohet projekti i tyre për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, që konsiston në këshillime të banorëve, prodhuesve të zonës, që të mendojnë ndryshe e më mirë rreth turizmit si mundësia kryesore ekonomike që ata kanë. E syrit të tyre nuk i kanë shpëtuar as përmbytjet dhe dëmet në bujqësi, rrëshqitjet e tokës, infrastruktura jo e mirë vende-vende në këtë zonë.

Edhe pse ky projekt nuk ka fonde për të ndihmuar banorët në nevojat që ata kanë, ndihmon pikërisht në atë që është e para dhe më kryesorja: mbrujtjen e ideve të duhura.