KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hollond: Armëpushimi në Siri mund të prishet
francois-holland-

Hollond: Armëpushimi në Siri mund të prishet

Gjatë një takimi në Aman me mbretin Abdullah i Dytë të Jordanisë, Presidenti Francez Fransua Hollond, u shpreh se ishte i shqetësuar nga vendimi i opozitës siriane për të pezulluar pjesëmarrjen në bisedimet e paqes që po zhvilloheshin në Gjenevë. Armëpushimi, falë të cilit u reduktuan ndjeshëm luftimet në Siri, mund të prishet, duke çuar në rifillimin e luftimeve si shkak i të cilave njerëzit do të vijojnë të largohen nga vendi i tyre, tha Hollond. Lufta civile në Siri, ka qënë një element kyç në ngritjen e Shtetit Islamik, i cili kontrollon pjesë të konsiderueshme të këtij vendi dhe Irakut, të cilat ndodhen në kufi me Jordaninë. Gjatë vizitës në mbretërinë jordaneze, Presidenti francez gjithashtu do të vizitojë edhe një kamp refugjatësh siriane.