KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Holond i shqetësuar për krizën e emigrantëve
Holond i shqetësuar për krizën e emigrantëve

Holond i shqetësuar për krizën e emigrantëve

Presidenti francez Fransua Holond deklaroi sot se kriza e emigrantëve në Evrope ka arritur nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto flukse emigrantesh nuk përfshijnë vetëm Evropën, por edhe vendet tranzit dhe ato të origjinës, tha ai në takimin me ambasadorët francezë nëpër botë. Holond tha se dallimet në politikat e shteteve për të pritur emigrantët shkaktojnë mungesë balance në pasojat e kësaj krize. Në takim, presidenti foli edhe për terrorizmin, Shtetin Islamik dhe ekonominë.