KRYEFAQJA » LAJME » Homazhe në nderim të Imzot Rrok Mirditës
Homazhe në nderim të Imzot Rrok Mirditës

Homazhe në nderim të Imzot Rrok Mirditës

Në nderim të Imzot Rrok Mirditës, Arkipeshkëv i Metropolitit Tiranë-Durrës, i cili u kthye në shtëpinë e Atit dy ditë më parë (7.12.2015), po zhvillohen homazhe në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Në homazhe morën pjesë besimtarë katolikë, përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri, krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Sot pasdite në orën 16.00 do të zhvillohen lutjet e mbrëmjes dhe më pas do të mbahet një meshë. Ceremonia e varrimit e Imzot Rrok Mirditës do të mbahet të enjten në orën 10:00. Mesha do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.