KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Homs, nis evakuimi i banorëve
Homs, nis evakuimi i banorëve

Homs, nis evakuimi i banorëve

Në qytetin Homs të Sirisë ka nisur evakuimi i banorëve të një lagjeje që është nën kontrollin e kryengritësve. Largimi po bëhet pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar me regjimin e Bashar al-Assadit. Autobusë të ngarkuar me banorë po largohen nga qyteti ndërsa shifra e tyre që presin të zhvedosen është mbi 3 mijë. Qyteti është pothuajse i shkatërruar dhe gjithë të mbeturit brenda vendit shpresojnë shumë në bisedimet e paqes që pritet të nisin. Ndërkohë në terren luftimet vazhdojnë. Për herë të parë që prej nisjes së sulmeve ajrore në territorin e Sirisë ndaj militantëve të Shtetit Islamik, Rusia kreu sulme me raketa të nisura nga një nëndetëse në detin Mesdhe. Ministria ruse e Mbrojtes tha se sulmet me raketa janë kryer ndaj qyteti Raka. Për sulmet me raketa u njoftuan paraprakisht Shtetet e Bashkua dhe Izraeli.