KRYEFAQJA » LAJME » Hoxha kualifikon Partizanin
Hoxha kualifikon Partizanin

Hoxha kualifikon Partizanin

Portieri Alban Hoxha u shpall heroi i takimit Ferencvarosh – Partizani, pasi duke pritur tre penallti dhe një sërë goditjesh gjatë 120 minutave loje, arriti ta kualifikonte ekipin shqiptar në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht se ishin hungarezët që kaluan në avantazh, ekipi shqiptar arriti të barazonte dhe ta çonte takimin drejt kohës shtesë. Por pa dyshim momentet më emocionuese ishin penalltite. Pasi realizoi në mënyrë të shkelqyer penalltine e parë, portieri Alban Hoxha arriti të priste dhe tre penallti, duke e ngritur ekipin dhe tifozët që e shoqëronin në delir. Veç kualifikimit lojtarët e Partizanit do të përfitojnë edhe çmimin prej 25o mijë eurosh të vendosur nga presidenti i Partizanit Gazmend Demi.