KRYEFAQJA » LAJME » Hoxhaj: Në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele serbe
strukturat-paralele-

Hoxhaj: Në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele serbe

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ende funksionojnë strukturat paralele serbe në Kosovë. Në një intervistë për DW ai ka thënë se të gjitha strukturat nuk janë shpërbërë dhe se disa prej tyre operojnë nga shtëpi private. “Kemi të dhëna që shumë struktura paralele funksionojnë brenda për brenda shtetit sovran e të pavarur të Kosovës, që synojnë të minojnë shtetësinë tonë e nuk janë shpërbërë, përkundër asaj që janë arritur marrëveshje të caktuara. Disa prej tyre operojnë e funksionojnë nga shtëpi private”, ka thënë Hoxhaj, duke e lidhur këtë me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij nuk do të bëhet pa shpërbërjen e këtyre strukturave.