KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hungari, kryeministri Orban shpall fitoren e “Jo”-së në referendumin lidhur me kutotat e migrantëve nga BE
Hungari, kryeministri Orban shpall fitoren e "Jo"-së në referendumin lidhur me kutotat e migrantëve nga BE

Hungari, kryeministri Orban shpall fitoren e “Jo”-së në referendumin lidhur me kutotat e migrantëve nga BE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shpalli fitoren e “Jo”-së në referendumin e së dielës lidhur me  kutotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian për migrantët, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët që e bën atë të pavlefshëm. Gati 98 përqind e atyre që kanë marrë pjesë, kanë mbështetur thirrjet e qeverisë për të refuzuar planin e BE-së. Pjesëmarrja në referendum ka qenë 43 përqind, ndërsa për të qenë i vlefshëm duhet të merrnin pjesë jo më pak se 50 përqind e votuesve. Një zëdhënës i qeverisë tha se rezultati është i detyrueshëm “politikisht dhe ligjërisht”, por, sipas opozitës, qeveria nuk e ka pasur mbështetjen e nevojshme. Kryeministri Orban u bëri thirrje vendimmarrësve të BE-së, të marrin parasysh rezultatin dhe tha se do të ndryshojë Kushtetutën e Hungarisë për ta bërë vendimin të detyrueshëm. Plani i diskutueshëm i BE-së për të rivendosur 160,000 migrantë nëpër vendet anëtare, kërkonte nga Hungaria që të pranojë 1,294 azilkërkues.