KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hungari-Referendumi për pranimin ose jo të emigrantëve

Hungari-Referendumi për pranimin ose jo të emigrantëve

Qeveria hungareze e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban muajt e fundit është nën vëzhgimin e zyrtarëve evropiane për referendumin e diskutueshëm që do të mbahet nesër. Kjo do të përcaktoje nëse Hungaria do të pranoje “urdhërin” e BE-së për pranimin e refugjatëve në territorin e saj, dhe kështu mund të vërë në pikëpyetje të gjithë kornizën ligjore të bashkëpunimit evropian. “A doni që BE-ja të përcaktoje vendosje të detyrueshme të shtetasve jo-hungarez në Hungari, madje edhe pa pëlqimin e Parlamentit”, është pyetja të cilës do t’i përgjigjen me “po” ose “jo” rreth dhjetë milionë hungareze. Hungaria më herët ka parashtruar ankesë kundër BE-së para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për shkak të planit të mëparshëm të Brukselit për shpërndarjen e 120.000 refugjatëve të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Plani i parë i “rishpërndarjes” mes 28 shteteve anëtare po zbatohet me shumë vështirësi prej shtatorit 2015. Komisioni Evropian ka pohuar se referendumi nuk do të ketë asnjë impakt ligjor në lidhje me angazhimet e miratuara. Shtetet anëtare kanë përgjegjësinë ligjore për të zbatuar vendimet e marra”, është shprehur komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.