KRYEFAQJA » LAJME » Hungaria fiton në Norvegji dhe është më pranë Francës
Hungaria fiton në Norvegji dhe është më pranë Francës

Hungaria fiton në Norvegji dhe është më pranë Francës

Lazlo Kleinheisler shënon në ndeshjen e parë në kombëtare duke i dhuruar Hugarisë fitoren 1-0 në Norvegji, në stadiumin Uleval, në ndeshjen e vajtjes së play-off-it, e vlefshme për kualifikimin në Euro 2016 në Francë.

Norvegjia fillon mirë dhe kapiteni Per Ciljan Skjelbred ka një rast shumë të mirë për të zhbllokuar rezultatin pas tre minutave lojë, por portjeri 39-vjeçar hungarez Gabor Kiraly, në ndeshjen e tij të njëqintë me kombëtaren, e ngriti mbi traun e portës të parën nga 16 gjuajtjet nga këndi të norvegjezëve. Nga ajo goditje këndi, Even Hovland goditi me kokë ngjitur me shtyllë.

Ndeshja ekuilibrohet dhe ka pak raste. Hungaria shkon në avantazh në minutën e 26-të kur Kleinheisler, 21 vjeç, gjen rrugën e rrjetës me anë të një gjuajtjeje me të majtën në fluturim nga e djathta e zonës së rreptësisë. Portjeri norvegjez Orjan Nyland e prek topin por pa arritur ta shmangë golin.

Në 64 minutat e mbetura (+4′ shtesë) Norvegjia kadisa raste per gol, duke filluar me gjuajtjen e Alexander Soderlund drejt dhe në këmbët e Kiraly, por nuk arrin të realizojë asnjë gol. Pak para pushimit Akos Elek i afrohet golit me një gjuajtje me kokë që shkon lart, ky ishte një ndër rastet e ralla të Hungarisë.

Në minutën e 71-të, Kiraly nuk arrin ta ndalojë topin gjatë një krosimi të Forren, por për fat të portjerit hungarez Attila Fiola e largon topin nga vija e portës. Dy minuta nga përfundimi i ndeshjes, Kiraly pret një gjuajtje të Stefan Johansen dhe topi përfundon te Pal Andre Helland, që me anë të një goditjeje me kokë prek traun e portës. E vetmja gjë e keqe për Hungarinë ishte kartela e verdhë e Zoltan Gera, që të dielën nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit në Groupama Arena, Budapest, në orën 20:45.