KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hyn në fuqi moratoriumi që ndalon prerjen e pyjeve
Hyn në fuqi moratoriumi që ndalon prerjen e pyjeve

Hyn në fuqi moratoriumi që ndalon prerjen e pyjeve

Parlamenti shqiptar miratoi të enjten me 101 vota shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportin e lëndëve drusore, moratorium që hyn në fuqi menjëherë. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e cilësoi si një vendim historik. “Për këtë vendim historik që mori sot parlamenti ahqiptar, do të na falënderojnë brezat e ardhshëm. I lumtur që këtë nismë të ministrisë që unë drejtoj dhe reformë madhore të qeverisë shqiptare në sektorin e pyjeve, politikbërësit e përkrahën masivisht me votë!”, shkruan zoti Koka në rrjetin social Fejsbuk, duke shtuar se “një rrugë e gjatë dhe me sfida na pret”.
Moratoriumit 10-vjeçar që ndalon prerjen e pyjeve dhe eksportin e lëndëve drusore, është cilësuar si i domosdoshëm dhe madje emergjent, për shkak të asaj që specialistët e pyjeve e cilësojnë si masakër e pyjeve gjatë viteve të tranzicionit. Vetëm dhjetëvjeçarin e fundit është shfarosur afro 20 për qind e fondit pyjor.