KRYEFAQJA » LAJME » Hyn në fuqi ora ligjore, akrepat lëvizin 60 minuta përpara
Hyn në fuqi ora ligjore, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

Hyn në fuqi ora ligjore, akrepat lëvizin 60 minuta përpara

Në orët e para të së dielës akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara, pra do të na takojë të flemë një orë më pak. Ora 02:00 do të bëhet 03:00. Kjo orë do të na shoqërojë deri me 30 tetor 2016 kur të kthehet ora diellore.

Ora ligjore është përdorur në disa vende në vitet ’10 dhe ’40 të shekullit të kaluar. Ajo ka hyrë në fuqi përfundimisht në vitet ’60 dhe arsyeja kryesore ishte për të kursyer energjinë elektrike por edhe për t’i dhënë një orë më shumë ditës.

Origjina e orës ligjore vjen që nga viti 1725, kur Benjamin Franklin, shkrimtar, shkencëtar, dhe politikan amerikan, kuptoi leverdinë e saj.