KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » HYSAJ, KANDIDAT PËR LOJTARIN E RI TË EURO 2016
elseid hysaj, euro 2016, albania, lojtari i ri me i mire

HYSAJ, KANDIDAT PËR LOJTARIN E RI TË EURO 2016

Kampionatin Evropian i Futbollit mund të ketë përfunduar për Shqipërinë, por një shqiptar vazhdon “të luajë” ende, në kuptimin figurativ të fjalës. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, i cili është përshirë midis kandidaturave për çmimin e “Lojtarit të Ri më Të Mirë” të Evropianit “Francë 2016”. Gjithsej janë 54 lojtarë të përzgjedhur nga UEFA, të cilët përfaqësojnë 22 nga vendet pjesëmarrëse. Mbrojtësi kuqezi, që militon në Serinë A në Itali me Napolin, spikati midis 40 futbollistëve që debutuan për herë të parë në fazën finale të një Evropiani. 17 prej tyre e kanë vijuar aventurën e tyre përtej fazës së grupeve, madje 6 kanë shënuar gola, duke përfshirë edhe golashënuesin më të ri në moshë. Pavarsisht se kandidaturat janë mjaft të forta, shqiptarët kanë ende kohë për të votuar për Elseid Hysajn në këtë anketë, ku edhe vetëm përfshirja e tij mund të cilësohet si një sukses më vete.