KRYEFAQJA » LAJME » Hysen Osmanaj zgjidhet zv/kryetar i KQZ
Hysen Osmanaj zgjidhet nënkryetar i KQZ

Hysen Osmanaj zgjidhet zv/kryetar i KQZ

Hysen Osmanaj u zgjodh zv/kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Osmanaj anëtar i KQZ-së që prej vitit 2012, i propozuar nga partitë e djathta, mundi të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në detyrën e nënkryetarit. Këtë detyrë më parë e mbante Denar Biba, i zgjedhur disa javë më parë nga parlamenti kryetar i KQZ.
Gjithashtu, KQZ shpalli dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiak në Kolonjë, Qarku Korçë ku në përfundim të proçesit të numërimit të votave dhe miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve KZAZ nr. 73, u shpall fitues Ilia Sotiraq Stefo, i propozuar nga Koalicioni i majte “Aleanca për Shqipërinë Europiane” (ASHE).